Google ADS

Hoxha përmend aspektet pozitive dhe negative nga Raporti i Progresit

14:57 | 20 Prill 2018
Arbresh.info

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurta Hoxha ka thënë se Raporti i Progresit për Kosovën, ka të arritura dhe sfidat.

Ajo ka thënë se ky raport është real. Hoxha ka përmendur disa nga vlerësimet pozitive nga raporti: zgjedhjet, ratifikimi i  Demarkacionit me Malin e Zi, hartimi i pakove ligjore për gjykatat si dhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe terrorizmit, shkruan lajmi.net.

Hoxha ka kërkuar që raporti të vlerësohet drejtë ashtu siç është.

Ajo ka përmendur edhe disa nga aspektet ne gative që jep raporti, siç janë: hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, ekonomia joformale, cilësia e arsimit, çështjet mjedisore etj./Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme