Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka pranuar sot platformën për fazën finale të dialogut me Serbinë nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, shkruan arbresh.info.
Përmes një postimi në profilin e tij në facebook, Thaçi ka shkruar që finalizimi i dialogut është një mundësi e mirë për Kosovën që të ofrohet me Bashkimin Evropian dhe të forcojë edhe më shumë subjektivitetin ndërkombëtar.
Sipas tij, kjo fazë e dialogut duhet të përmbyllet me një marrëveshje ligjore ndërkombëtarisht.
Postimi i tij i plotë:
“Sot e pranova nga kryeministri Haradinaj platformën shtetërore të Republikës së Kosovës për finalizimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Finalizimi i dialogut është një mundësi e mirë për Kosovën që të afrohet me Bashkimin Evropian dhe të forcojë edhe më shumë subjektivitetin ndërkombëtar.
Kjo fazë e dialogut duhet të përmbyllet me një marrëveshje ligjore ndërkombëtarisht të obligueshme, e cila i mundëson Kosovës anëtarësimin në OKB, por edhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial, si dhe duke ecur përpara pa u penguar si shtete fqinje drejt integrimeve euroatlantike.
Ekipi ynë në këtë fazë përfundimtare të dialogut do të jetë gjithëpërfshirës dhe do të ketë bashkëpunim e koordinim të plotë të të gjitha institucioneve të vendit. Ne jemi të përkushtuar që të kontribuojmë në stabilitetin rajonal dhe në krijimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet fqinje”, ka shkruar Thaçi në facebook.
Arrestohet një person në Pejë për armëmbajtje pa leje
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve
Policia “rrjep” me gjoba qytetarët, Jashari: Prioriteti i ty...
Izraeli sulmon Bejrutin, Hezbollahu bazat ushtarake izraelit...
Galatasaray i vendosur ta thyej rekordin e transferimeve në ...
Haradinaj: Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gj...