Në Komisionin për Zhvillim Ekonomik u bë e ditur se kryeshefi i Postës së Kosovës ka kërkuar një takim me anëtarë të komisionit dhe përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.
Ftesën për takim nga kryeshefi i Postës së Kosovës e tregoi në mbledhje anëtari i komisionit Dardan Molliqaj.
Molliqaj tha se takimi është thirrur për të folur rreth pamundësisë së Postës për t’i paguar punëtorët.
Por anëtarja tjetër e komisionit Hykmete Bajrami u deklarua kundër mbajtjes së këtij takimi.
“Posta e Kosovës ka rritur numrin e punëtorëve në mënyrë të paarsyeshme duke e ditur që punon me humbje’, tha Bajrami, duke bërë të ditur se komisioni nuk ndan mjete.
Musliu -Shoshi kërkon futjen e Kosovës në agjendën për anëta...
Greqia sërish në luftë me zjarre masive vdekjeprurëse
Begaj e uron Rutten: Nën drejtimin e tij, NATO do të jetë nj...
Në krahasim me vitin e kaluar, në viti 2024 bie numri i aksi...
Kurti e uron Rutten për detyrën e re në krye të NATO-s
Aktakuzë për “Vrasje të rëndë” ndaj shtetasit sh...