Real Madrid gati të ofrojë 175 milionë euro për Harry Kane

10:15 | 20 Prill 2018
Arbresh.info

Real MADRID është duke u përgatitur të rrisë përpjekjet për të marrë sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane.

Sipas Don Balon, Madrilenët do të ofrojnë 175 milionë euro për sulmuesin, transmeton portali arbresh.info.

Anglezi është në radarin e Los Blancos prej kohësh, dhe Florentino Perez është i gatshëm të bëjë një lëvizje dhe të ‘ulë’ golashënuesin e dëshmuar.

E vendin e Kane tek TOTTENHAM, thuhet se do zë uellsiani Gareth Bale./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme