Google ADS

Noizy së shpejti me një bashkëpunim ndërkombëtar?

09:53 | 20 Prill 2018
Arbresh.info

Reperi i njohur nga Shqipëria, Noizy është ndër artista më të kërkuar të momentit në trojet shqiptare.

Ai po vazhdon të sjell projekte të suksesshme dhe është mjaft aktive në muzikë, shkruan arbresh.info.

Këtë herë reperi përmes një imazhi të postuar në Instagram ka lënë të kuptohet se ai shumë shpejt do të vijë me një bashkëpunim ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për reperin nga Gjermania Azet i cili është pjesë e grupit KMN.

Dy repert janë parë një një studio muzikore duke mos dhënë detaje se çfarë po përgatisin.

Para pak kohësh, reperi erdhi në bashkëpunim me këngëtarin Altin Sulku me këngën ‘Ajshe’ e cila brenda tri javësh ka mbledhur mbi 3 milionë klikime./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme