Reali ka ofruar Balen për Hazardin, Uellsiani ka zhgënjyer me paraqitje këtë sezon, teksa Hazard është dëshira e kahmotshme e Los Blancos.
Gareth Bale do të largohet nga Real Madridit gjatë verës. Sipas Daily Mail, Real Madridi është duke planifikuar që të shkëmbejë uellsianin me anësorin e Chelsea, Eden Hazard, transmeton Gazeta Express.
Zinedine Zidane ka insistuar se nuk ka [probleme me Bale, por në ndeshjet më të rëndësishme të sezonit uallsiani po qëndron në stol, çka do të thotë se ka humbur besimin e trajnerit francez dhe zgjidhja më e mirë është largimi nga “Santiago Bernabeu”.
Bale është pjesë e Realit që nga viti 2013 dhe ka fituar tre Champions League dhe shumë trofe tjerë me fanellën e Los Blancos.
Për Bale interesohen edhe Tottenham e Manchester United.
Alonso para ndeshjes me Milanin: Ne jemi gati
Irani thotë se nuk do të dërgojë ushtarë për ta luftuar Izra...
“Është e vështirë ta shoh atë kështu”, Bellingham flet për g...
Policia në Shtime me aksion për largimin e veturave nga trot...
Ministri Hoxha propozon Ilir Prodën, Drejtor të Përgjithshëm...
MSh dhe IKShPK nesër shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Persona...