Gjatë ditës së sotme zonat bregdetare dhe të ulëta në Shqipëri do dominohen kryesisht nga kthjellimet ndërsa vranësira kalimtare do ketë në Verilindje.
Në pjesën e dytë të ditës vijojnë kthjellime e vranësira kalimtare në gjithë vendin ku më të shpeshta, vranësirat paraqiten në zonat Jugore dhe Lindore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit ndërsa do të ruajnë vlera thuajse konstante gjatë orëve të mesditës.
Era do fryjë mesatare dhe rrallë-herë e fortë, me shpejtësi deri 50 km/h nga Veriu duke bërë që në det dallgëzimi të ngjitet mbi 3 ballë.
E njëjta situatë paraqitet edhe gjatë të shtunës dhe të dielës, me një rritje të lehtë të temperaturave.
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin