Domatet përdoren në salca të ndryshme, në gjella ashtu si edhe në sallata.
Por megjithatë pothuajse për të gjithë, domatet nuk janë zgjidhja e parë kur bëhet fjalë për ushqimet e shëndetshme.
Në fakt, nëse nuk e dini, domatet janë shumë më të shëndetshme nëse konsumohen si lëng.
Përbërësit në lëngun e domateve e bëjnë që ky lëng të jetë një zgjidhje shumë e mirë për një regjim ushqimor të shëndetshëm dhe të balancuar.
Shihni më poshtë disa nga përfitimet e konsumimit të një gote me lëng domate në ditë.
Lëngu i domateve ka shumë vitamina
Lëngu i freskët i domateve është një burim natyral i vitaminës A dhe C. Me konsumim të rregullt të këtij lëngu, shikimi juaj do të përmirësohet.
Poashtu edhe imuniteti juaj do të forcohet dhe dhëmbët dhe eshtrat tuaj do të jenë të shëndetshëm.
Ndihmon me kolesterolin
Fibrat që gjenden në domate do të ulin nivelin e kolesterolit.
Është një pije që largon helmet nga trupi juaj
Ushqimet e shpejta janë të mbushura me helme (toksina). Klorina dhe sulfuri që janë prezent në domate stimulojnë funksionimin e veshkave dhe mëlçisë.
Prandaj, lëngu i domates është shumë i mirë për detoksifikim.
Ndihmon funksionimin e zorrëve
Problemet me funksionimin e zorrëve janë një problem global i miliona njerëzve në botë.
Për fat të mirë, lëngu i domateve rregullon tretjen, ndihmon me kapsllëkun dhe përmirëson problemet me funksionimin e zorrëve.
Ndihmon me humbjen e peshës
Nëse planifikoni të mbani dietë, atëherë lëngu i domateve është ideal. Hidraton trupin, është i mbushur me fibra dhe ndihmon me urinë. Është një burim shumë i mirë i ushqyesve që ndihmon me tretjen e ushqimit.
Parandalon sëmundjet e zemrës
Domatet janë një burim i mrekullueshëm i vitaminës B6. Kjo vitaminë parandalon sëmundjet e zemrës.
Ndihmon me lëkurën
Lëngu i domateve përpos që mund të konsumohet, mund të përdoret edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë në lëkurë. Lëngu i domateve ndihmon me aknet, shenjat dhe poret e lëkurës.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën