Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për takimet e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli me Millan Radojçiqin, i cilësuar si shef i nëntokës në Mitrovicën e Veriut dhe kontrollues i Listës Serbe.
Ai ka folur për takimet e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli me Millan Radojçiqin, i cilësuar si shef i nëntokës në Mitrovicën e Veriut dhe kontrollues i Listës Serbe.
Thaçi ka deklaruar në “Pressing” se “kushdo që takohet” me të, “le të përgjigjet dhe të sqarojë opinionin”.
Presidenti ka thënë se ai i njeh vetëm autoritetet legjitime të serbëve.
“Nuk e di as kush është, as s’më intereson”, ka thënë ai, duke folur për Radojçiqin.
“Kurrë nuk kam takuar dhe nuk do të takoj përfaqësues jo kompetent dhe pa ligjitemitet”, është shprehur ai.
“Të gjithë duhet të koncentrohen te autoritetet legjitime”, ka porositur Thaçi.
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...