Google ADS

Vettingu i policisë në kolaps, 2 mijë efektivë rrezikojnë përjashtimin

21:22 | 19 Prill 2018
Arbresh.info

2 mijë punonjës policie të nivelit zbatues rrezikojnë të mos plotësojnë në kohë formularët për procesin e vetingut duke rrezikuar kështu largimin nga rradhët e uniformave blu.
Për ketë arsye Sindikata e Policisë dorëzoi një kërkesë pranë Ministrisë së Brendshme për shtyrjen e afatit.

Por krahas vështirësive në mbledhjen e dokumentave që nevojiten për plotësimin e formularëve, kreu i Sindikatës thotë se punonjësit e policisë kanë kosto financiare.

“Janë 11 dokumente që u kërkohet për pasurinë në një afat tejet të shkurtër, por ka edhe kosto financiare për familjet e tyre, pasi duhet të paguajnë për tërheqjen e dokumentave”, thotë Sadetin Fishta, kreu i Sindikatës së Policisë.

Afati i fundit për plotësimin e 3 formularëve, ai i pasurisë, kontrollit të figurës dhe aftësive profesionale është 5 maji.

Sindikata kërkon që afati të shtyhet me të paktën 1 muaj, pasi efektivëve u kërkohen vërtetime, për transaksionet e llogaritë bankare, të dhena për udhëtime jashtë shtetit, vërtetime për pagesat për arsimin e fëmijëve, vërtetime për detyrime, ose burimin e pasurisë dhe disa dokumenta të tjera./Tch

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme