Google ADS

“Tifozët janë kundër largimit të Cristiano Ronaldos”

19:44 | 19 Prill 2018
Arbresh Info

Analisti i sinqertë spanjoll, Josep Pedrerol thotë se tifozët e Real Madridit nuk pranojnë që Cristiano Ronaldo të largohet gjatë verës.

Raporte të ndryshme pretendojnë se Ronaldo mund t’i ofrohet për transferim Paris Saint Germainit si pjesë e marrëveshjes për shkëmbim me Neymarin, por Pedrerol është i bindur që tifozët nuk do të pranojnë një diçka të tillë, transmeton portali arbresh.info.

“Asnjë madrilenë nuk do të pranoj që Neymar të vije në Real Madrid duke u shkëmbyer me Cristiano Ronaldon”, ka thënë ai për ‘El Chiringuito’.

“Edhe pse Cristiano është në dijeni të kësaj, ai llogarit mbështetjen e tifozëve”

Sulmuesi 33-vjeçar vazhdon të jetë i frustruar në Real Madrid për shkak të presidentit Florentino Perez që vazhdon refuzoj kërkesat rreth bisedimeve për kontratë të re./arbresh.info/

Të ngjashme