Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, sot ka mbajtur konferencë për medie ku ka theksuar të arriturat e cekura në Raportin për Vendin nga Komisioni Evropian, sfidat dhe veprimet e mëtejme të Ministrisë për këtë çështje prioritare të vendit.
Në fillim, Ministrja Hoxha ka përshëndetur raportin, duke e konsideruar real, pozitiv dhe më të mirin deri më tani për vendin. Ajo, në një shkrim në rrjetin social ka theksuar se “gjatë këtij viti, të gjitha institucionet duhet të fokusohen më shumë në fuqizimin e zbatimit të ligjeve, implementimin e reformës së administratës publike si dhe avancimin e politikave të punësimit dhe arsimit”.
Postimi i plotë:
Sot, kam mbajtur konferencë për medie, lidhur me Raportin për vendin, të publikuar nga Komisioni Evropian. Tashmë, Qeveria ka dal me qëndrimin se e mirëpresim këtë raport dhe si të tillë e konsiderojmë real, pozitiv dhe më të mirin deri më tani për vendin.
Kam përshëndetur vendimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, konsideroj se avancimi i këtyre vendeve drejt procesit integrues do të jetë shtytje dhe ndihmesë edhe për Kosovën.
Konsideroj se gjatë këtij viti, të gjitha institucionet duhet të fokusohen më shumë në fuqizimin e zbatimit të ligjeve, implementimin e reformës së administratës publike, avancimin e politikave të punësimit dhe arsimit.
Pa dyshim se vëmendje e veçantë duhet kushtuar vazhdimësisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe duhet rritur konfiskimi i aseteve. Lufta, kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duhet të vazhdojë gjatë gjithë kohës dhe të sjell rezultate konkrete.
Ditëve në vijim, do të koordinohem me Kryeministrin dhe do të propozojmë një mënyrë për adresimin e këtyre sfidave dhe përshpejtimin e reformave që kërkohen në fushat e lartpërmendura.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën