Tiranë, vajza 25-vjeçare denoncon mamanë në polici për dhunë fizike

18:45 | 19 Prill 2018
Arbresh.info

Një 25-vjeçare ka denoncuar nënën e saj për dhunë duke marrë edhe urdhër mbrojtës.

Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se nëna ka ushtruar dhunë psikologjike dhe materialet janë referuar në Gjykatën e Tiranës.

Më datë 18.04.2018, u plotësua kërkesë- padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen I.P, vjeç 25, pasi nëna S.A, vjeç 49, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. /albeu.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme