Nuk është vështirë ta dreqosni një intervistë. Emocionet që ju pushtojnë shpeshherë mund t’ju nxisin të thoni gjëra të gabuara në kohë të gabuar.
Kjo është krejtësisht e kuptueshme. Por, çfarë frazash saktësisht i irritojnë intervistuesit? – transmeton Telegrafi.
1) “E kam lënë punën e kaluar sepse ambienti ka qenë toksik dhe shefi ka kërkuar shumë gjëra nga unë”
Asnjëherë mos u ankoni për punën që e keni apo e keni pasur. Vip Sandhir, CEO, thotë se dëshiron të punësojë vetëm njerëz pozitivë dhe frazat e tilla janë tejet të gabuara për një intervistë.
Thënë më thjesht, askujt nuk i pëlqen një person që ankohet.
2) “Me çfarë merret kompania juaj? Ku janë zyrat kryesore të kompanisë?”
Një rregull i përgjithshëm gjatë intervistës së punës është se nëse mund t’iu përgjigjeni pyetjes tuaj duke kërkuar në Google, atëherë mos e bëni atë pyetje para intervistuesve.
Ekspertët rekomandojnë që të hulumtoni mirë për kompaninë para se të shkoni në intervistë, e jo të bëni pyetje bazike gjatë intervistës.
3) “Dobësia ime është se punoj shumë…”
Është bërë e zakonshme që kandidatët t’iu përgjigjen pyetjeve se cila është dobësia e tyre me një përgjigje që është faktikisht pozitive.
Por duhet të keni parasysh se jo çdo person është i përsosur, prandaj kandidatët duhet të jenë të aftë t’i artikulojnë sfidat që i kanë.
4) “Nuk kam ndonjë pyetje…”
Ekspertët thonë se: “Një kandidat i cili nuk ka pyetje për kompaninë është potencialisht një person që ose nuk interesohet për organizatën, ose nuk interesohet për karrierën ose nuk ia ndien për asnjërën”. /Telegrafi/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend