Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq, deklaroi sot se me skandalin e liderit të Partisë Radikale serbe, Vojisllav Sheshel, raportet në mes të Serbisë dhe Kroacisë janë cenuar seriozisht.
“Serbia duhet ta qartësojë nëse Shesheli e ka bërë me të vërtetë atë që ai ka thënë. Nëse vërtetohet se ai ka shkelur mbi flamurin e Kroacisë, duhet të dënohet me ligjet përkatëse. Dënimi për akte të tilla në Serbi është deri në tre muaj burg ose me para”, citohet të ketë thënë presidentja kroate, transmeton lajmi.net.
Kitaroviq gjithashtu u shpreh se ajo shpreson se ky akt nuk do të shkaktojë pasoja tjera dhe luftë të mëtejshme verbale mes Kroacisë dhe Serbisë.
Ajo deklaroi se raportimet që gjatë vizitës së Vuçiqit në Beograd nga persona të ndryshëm është djegur flamuri serb, nuk qëndrojnë dhe se këtë mund ta vërtetojnë edhe deklaratat e Ambasadës serbe në Kroaci.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...