Google ADS

Hashim Thaçi e nënvlerëson rolin e Ibrahim Rugovën në Rambuje

17:55 | 19 Prill 2018
V. S.

 

Rolin e ish-presidentit Ibrahim Rugova në Rambuje, e ka komentuar presidenti aktual Hashim Thaçi.

Ai në një intervistë në T7, ka thënë se Ibrahim Rugova ka pasur rol pasiv në negocioatat që kulmuan me çlirimin e Kosovës, të mbajtura në Rambuje.

Madje, Thaçi në këtë intervistë thotë për Rugovën se “ka pritur veç me u kry takimet”.

“Ka pasur një rol pasiv. Ka pritur veç me u kry takimet”, ka thënë presidenti Thaçi.

Në negociatat e Rambujesë, Hashim Thaçi kishte qenë përfaqësues politik i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, kurse Ibrahim Rugova, përfaqësues i krahut të paqes.

Pas luftës, të dy këta kishin qenë kundërshtarët kryesorë të politikës kosovare.

LDK-ja e Ibrahim Rugovës, kishte mundur PDK-në e Hashim Thaçit, në të gjitha zgjedhjet e pasluftës, deri në vdekjen e Rugovës, në Janar të vitit 2006./T7/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme