Informatat e sigurisë dhe analizat e momentit tregojnë se nuk ekziston rrezik nga një shteg i ri migrantëve e është quajtura “Shtegu Ballkanik”.
Mirëpo, si do që të jetë gjendja në terren dhe nëse kriza e migrantëve fillon me intensitet Maqedonia është e përgatitur në çdo çast për reagim, deklaroi ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski sot në Ohër, ku po merr pjesë në Kuvendin e Përgjithshëm të shefave nga Evropa Juglindore, citon Telegrafi Maqedoni.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për mundësin e përsëritjes së shtegut të refugjatëve duke marrë parasysh gjendjen aktuale në Lindjen e Mesme dhe marrëdhëniet e BE-së me Turqin, Spasovski theksoi se policia e Maqedonisë kufirin jugor e mbron së bashku me shumë policë tjerë nga shtetet tjera të rajonit dhe BE-së.
Spasovski theksoi se Republika e Maqedonisë edhe pse nuk është anëtare e BE-së i mbron kufijtë e jashtme të Evropës, ndërsa duke përfshirë marrëveshjen me “Frontex” do të ketë ndihmë të drejtpërdrejt nga Bashkimi Evropian në sigurimin e kufijve jugor nga një shteg i mundshëm i migrantëve. /telegrafi
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...