Deputetja e VV-së Fitore Pacolli i ka replikuar me deputetin Alternativës, Ilir Dedën pasi ky tha se janë plotësuar shumica e kritereve për liberalizim të vizave.
Replika është zhvilluar mes dy deputetëve gjatë mbledhjes së Komisionit për Integrime Evropiane në lidhje me Raportin e Progresit për Kosovën, mbledhje ku ishte e pranishme edhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, raporton Arbresh.info.
Pacolli tha se kjo nuk është e vërtetë pasi që vendi ka ngecur dhe ka shumë probleme.
Ndërsa Ilir Deda iu kundërpërgjigj Pacollit duke i thënë është gabim me ketë bindje pasi që ka shumë përmirësime por që VV-ja i ka penguar proceset me gaz lotsjellës./Arbresh.info
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...