Gjykata greke ka liruar një nga tetë ushtarët e arratisur e grupit terrorit FETO nën kujdesin e gjyqësorit.
Ushtari i arratisur është identifikuar si Suleyman Ozkaynakci, i cili kishte fituar azil në këtë vend, transmeton portali arbresh.info.
Sipas raportimeve gjykata e lartë e Greqisë ka vendosur kufizime të rrepta në lëvizjet e Ozkaynakci, ndërsa pret vendim për aplikimin për azil.
Këshilli i Shtetit vendosi që zyrtari do të mbetet në një adresë të pazbuluar, duhet të paraqitet çdo ditë në një stacion policor lokal dhe nuk mund të marrë dokumentet e udhëtimit derisa aplikimi i tij për azil të përcaktohet në maj.
Gjykatat fillimisht i kishin dhënë atij azil, por pezulluan vendimin pas një apeli të qeverisë greke.
Pas përpjekjes së grusht shtetit të 15 korrikut, tetë ushtarë, duke përfshirë dy komandantë, katër kapitenë dhe dy rreshterë, u arratisën në Greqi në një helikopter Sikorsky dhe u ulën në Aleksandropolis./Arbresh.info/
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë