Google ADS

Zeka: Kam informata nga diplomatë amerikanë se vizat hiqen në dhjetor

15:06 | 19 Prill 2018
Arbresh.info

Deputeti i NISMA-s Milaim Zeka tha se ka sinjale nga ambasadorë se liberalizimi i vizave do të ndodh në dhjetorin e këtij viti.

“Dua të them se kam informata nga diplomatet amerikan se ne dhjetor, për Krishtlindje do të hiqen vizat”, u shpreh Zeka gjatë mbledhjes së Komisionit për Integrime Evropiane bashkë me ministren për Integrime, Dhurata Hoxha në lidhje me Raportin e Progresit për Kosovën, raporton Arbresh.info

Zeka tha se fajtor për vizat është edhe opozita.

Sipas tij, sa i përket shumë shtete nuk i kishin heq vizat por në rastin e Kosovës siç ka thënë, është çështje politike./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme