Vrapimi në një maratonë është arritje e madhe jo vetëm për atletët, por edhe për të gjithë ata që janë të pasionuar pas vrapimit. Por, një person mendoi një projekt të jashtëzakonshëm lidhur me maratonat, që do ta transformonte përgjithmonë jetën e tij.
Ben Smith nga Bristoli vendosi që të vraponte 401 maratona të njëpasnjëshme për 401 ditë më radhë. 36 vjeçari kishte jetuar një jetë të pashëndetshme gjatë viteve të rinisë, duke pirë alkool e cigare dhe duke ngrënë ushqime të pashëndetshme.
Këmbanat e alarmit u ndezën për të, kur ai pësoi një minisulm në moshën 29 vjeçare, pikërisht për shkak të këtij stili të jetës.
Pas kësaj, një shok e mori me vete në një klub të vrapimit. Fillimisht ai kishte dyshime, por më 2014 arriti që të vraponte 14 maratona dhe padyshim që ishte serioz në këtë gjë.
Pasi u bë i varur nga vrapimi, ai bëri hulumtime dhe gjeti se një person kishte vrapuar 365 maratona brenda vitit, pra çdo ditë nga një. Këtij numri ia shtoi një ‘raund’ dhe doli numri 401.
Smith u nis nga Bristoli më 1 shtator 2015 dhe kjo sfidë me maratona do ta çonte në 309 lokacione nëpër Britani, ku humbi 2.9 milionë kalori dhe arriti të grumbullonte rreth 350 mijë euro që i dha për bamirësi.
Ai u përgatit dhe thotë që koncentrimi e bën çdo rrugë shumë më të lehtë. Pasi filloi ta realizojë planin e tij të madh, vrapimin e maratonave në 401 ditë, ai e ka ilustruar rrugën në një libër që flet për të ku tregon se si njerëzit i dërgonin letra ku i tregonin që e kishin parë ose tregime të tilla të bukura. /gazetametro.net
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua