Google ADS

Fitore Pacolli e ashpër ndaj ministres Hoxha: Ju duhet të jepni llogari që kemi dështuar

14:51 | 19 Prill 2018
Arbresh.info

Komisioni për Integrime Evropiane po mban takim me ministren e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha lidhur me Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën.

Më e zëshme ndaj ministres ishte deputetja e VV-së, Fitore Pacolli.

“Ministre ju duhet të jepni një llogari pse jemi në këtë raport të dështuar lidhur me çështjet e vendit dhe ju keni hezituar vazhdimisht më ardh në komision e me debatu. Pastaj janë raporti për MSA-në ku kemi ngecje në bazë të raportit. Edhe për luftimin me korrupsionit, ju keni thënë se kemi një përparësi, e vërteta është ndryshe ne ende kemi ngecje lidhur me korrupsionin përkundër asaj qe ju vazhdimisht keni deklaruar”, ka thënë Pacolli, raporton Arbresh.info.

Ajo i tha ministres Hoxha se keni gënjyer kur i keni thanë qytetarëve se keni luftuar krimin dhe korrupsionin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme