Zemaj pyet Hoxhajn: Si do t’ia mundësoni vendit liberalizimin e vizave?

14:40 | 19 Prill 2018
Arbresh.info

Komisioni për Integrime Evropiane po mban takim me ministren e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha lidhur me Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën.

Armend Zemaj, anëtar i Komisionit nga LDK-ja tha se ende nuk është marrë seriozisht Raporti i Progresit dhe mangesit e institucioneve, raporton Arbresh.info.

Zemaj tha së progresi është për vitin 2017 dhe kjo nenkupton kontributin e plotë të opozitës.

Ai pyeti ministren Hoxhaj se  se si do t’ja mundësojnë vendit liberalizimin e vizave dhe integrimet në Evropë.

Zemaj shtoi se dy pika tjera që janë prioritet si luftimi i krimit dhe korrupsionit nuk pasqyrojnë përparim të dukshëm.

“Dhe ka ngecje në pakon për miratimin e ligjeve fatkeqësisht në raport përmendet edhe dëbimi e shtetasve turq që i ka shqetesuar edhe bashksinë ndërkombëtare. Prandaj korrupsioni mbetet ende mjaft i hapur e qeëndikohet nga politika”, është shprehur deputeti Zemaj.

Zemaj ka thënë se tjetër shqetësim në raport janë edhe Dhomat e Specializuara./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme