Google ADS

Mogherini arrin sot pasdite në Beograd, paraqet Raportin e KE-së për Serbinë

14:24 | 19 Prill 2018
Arbresh.info

Përfaqësuesi i Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini mbërrin sot pasdite në Beograd për të diskutuar me përfaqësuesit e qeverisë dhe shoqërinë civile raportin e Komisionit Evropian për Serbinë.

Në fund të vizitës, Mogherini së bashku me presidentin Aleksandar Vuçiq do të paraqesin konkluzionet më të rëndësishme për publikun në një konferencë për media, transmeton Arbresh.info.

Mogerini takon së pari shoqërinë civile, duke përfshirë përfaqësuesit e Lëvizjes Evropiane, YUCOM, CRTE dhe të tjerë, dhe më pas edhe kryeministren, Anne Brnabic./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme