Në qershor të 2016-tës, Prokuroria e Shtetit ka nisur hetimet për listat e veteranëve me emrat e mbi 46 mijë qytetarëve, të cilët gëzuan statusin e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo nismë erdhi pas dyshimeve që në disa raste ka pasur keqpërdorime eventuale që kanë mundur të ndodhin gjatë hartimit të listave të veteranëve të UÇK-së, shkruan Indeksonline.
Se deri ku kanë shkuar këto hetime, në Prokurorinë e Shtetit thonë se nuk mund akoma të japin detaje.
Zëdhënësi i këtij organi të hetuesisë, Ekrem Lutfiu në një prononcim për Indeksonline ka thënë se janë në fazën e hetimeve.
“Prokuroria nuk mund të jap asnjë përgjigje lidhur me pyetjet e tuaja pasi që jemi në fazën e hetimeve. Mirëpo e inkurajojmë secilin që është i gatshëm të dëshmojë, për cilindo qoftë, lidhur me ndonjë dyshim për ndonjë vepër penale, po ashtu, ftojmë të lajmërohen në çdo kohë në Prokurori”, ka thënë Lutfiu.
Ai ka përsëritur se Prokuroria e inkurajon secilin që ka informacione, din diçka, ka parë ose dëgjuar për këto keqpërdorime që të lajmërohet në Prokurori.
Ndërsa, sa i përket ngritjes së aktakuzave gjatë ditës së djeshme nga EULEX-i, Lutfiu ka thënë se Prokuroria ka marr vendim që mos të zbuloj identitetin e të akuzuarve.
“Prokurori ka vendosur të mos zbulojë identitetin e të pandehurve, për momentin, duke vepruar në interes të proceseve gjyqësore të mëtejshme. I lusim mediat ta respektojnë këtë vendim”, ka përfunduar Lutfiu.
Kujtojmë se Fondi Monetar Ndërkombëtar, vazhdimisht i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të kenë kujdes me listat e veteranëve duke mos e rrezikuar buxhetin e Kosovës.
Ky institucion pati thënë se në buxhet janë paraparë 60 milionë euro për këtë kategori, derisa shpenzimet mund të shkojnë deri në 100 milionë. Sipas tyre, numri i madh i veteranëve të UÇK-së ka tejkaluar edhe paratë e planifikuara në buxhet për afro 40 milionë euro.
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...