Përkundër njoftimit të ligjeve më të ashpra sa i përket vaksinimeve, mjaft fëmijë nuk po imunizohen kundër fruthit në Gjermani.
Sipas shifrave të imunizimit të prezantuara nga Robert Koch Institute (RKI), një agjenci federale qeveritare dhe institut kërkimi për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve, të gjitha shtetet gjermane kanë arritur 95 për qind të vaksinimit në vaksinën e parë të fruthit, transmeton portali arbresh.info.
Por normat e vaksinimit ishin mesatarisht 92.9 për qind për vaksinimin e dytë të fruthit dhe nuk ishin të kënaqshme, tha instituti.
RKI regjistroi 929 raste të fruthit në vitin 2017, që është pothuajse tre herë më shumë se 325 raste në vitin 2016. Në 12 javët e para të vitit 2018 janë raportuar 92 raste./Arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...