Google ADS

Pacientët presin me orë të tëra, asnjë doktor as infermier në QKMF në Fushë Kosovë

12:50 | 19 Prill 2018
M. A.

Pavarësisht se është orar pune, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Fushë-Kosovë nuk është askush ku mund të drejtohen pacientët.

Pacientët në këtë QKMF detyrohen që të presin me orë të tëra për t’u kontrolluar pasi ka mungesë të doktorëve dhe infermierëve në vend të punës

Madje Indeksonline ka siguruar edhe një video nga momenti kur dikush prej pacientëve viziton këtë QKMF dhe askush nuk mundet t’i ofroj ndihmë pasi të gjithë gjenden jashtë vendit të punës.

Duhet përkujtuar që raste të ngjashme ndodhin shpesh në vende të ndryshme të Kosovës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme