Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nesër do të vijë përsëri në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Gjuriq kësaj here ka leje nga autoritetet e Kosovës për të ardhur në territorin e Republikës.
Ardhja e nesërme e Gjuriq lidhte me afatin që Lista Serbe u kishte dhënë organeve të Kosovës për nisjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Asamblistët dhe kryetarët e 10 komunave serbe në Kosovë ishin mbledhur muajin e kaluar dhe e kishin vendosur 20 prillin si afat për institucionet kosovare.
Nesër është paraparë një mbledhje e sërishme në Zveçan, në orën 13:00 për të diskutuar për këtë çështje./Klan Kosova/
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...