“Ne jemi të shqetësuar me drejtimin në të cilin ndodhet Turqia”, ka thënë Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euro aziatike Wess Mitchell.
Mitchell para Komitetit për Punë të Jashtme ka shpjeguar shqetësimet e Amerikës për Turqinë, përfshirë demokracinë dhe sundimin e ligjit që nga tentativa për grusht shtet në korrik të vitit 2016, si dhe në pikëpamjen më të gjerë gjeopolitike, transmeton portali arbresh.info.
Ai vuri në theks koordinimin e Turqisë me Iranin dhe Rusinë, përfshirë qëllimet e Ankarasë për të blerë sistemin mbrojtës raketor rus S-400.
Nëse ndodhë kjo gjë, Turqia do t’u nënshtrohet sanksioneve amerikane, të kërkuara nga Kongresi.
“Ne do ta marrim shumë seriozisht këtë dhe ta prioritizojmë në bisedimet tona diplomatike me Ankaranë”, u tha Mitchell kongresistëve./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...