Ministria e Punëve të Jashtme ka propozuar në mbledhjen e sotmte të Qeverisë të negociohet marrëveshja për punë fitimprurëse të familjarëve të anëtarëve të misionit diplomatik apo konsullor me qeverinë e Hungarisë.
Zevendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli tha se kjo marrëveshje është bërë edhe me disa shtete tjera, raporton Arbresh.info.
“Deri me tani janë nënshkruar disa marrëveshje me shtetet e tjera. Marrëveshja në fjalë është e rëndësishme sepse do të lidhet me një shtet mik me të cilin Kosova synon t’i zgjeroj bashkëpunimet”, është shprehur Pacolli.
Sipas tij, kjo nismë është plotësisht në pajtim me Ligjet e Kosovës./Arbresh.info
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj