Rama: Kosova duhet ta ketë forcën e vet të armatosur

07:56 | 19 Prill 2018
Arbresh.info

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rahamn Rama, ka bërë me dije se qëndrimi i çdo zyrtari të huaj që viziton Prishtinën është që Kosova duhet t’i ketë Forcat e Armatosura siç do shtet tjetër.

Në këtë intervistë dhënë për “Epoka e re”, ai është shprehur i bindur se transformimi i FSK’së do të ndodhë shumë shpejt.

Se si do të arrihet deri te ky qëllim. Rama ka thënë se kjo është në duart e politikes. Ai ka deklaruar se FSK’ja është gati për transformonin dhe po e pret vendimin politik.

“ Si komandant i FSK’së mund të them se në aspektin profesional në jemi gati”, ka thënë Rama.

Ai ka ftuar edhe deputetët e komunitet serb të shkojnë tek elektorati i tyre dh të shohin se sa ka punuar FSK’ja për ta./Epoka e Re/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme