U nënshkrua për shumëvite, por asnjëherë deri më tash nuk hyri në fuqi, përkundër grevave e marrëveshjes mes Qeverisë e SBASHK-ut, projektligji për mësimdhënësit e viteve 90-të del të jetë përsëri problematik.
Vota kundër dhe deklarata e Ministrit të Financave BedriHamza, bërë gjatëmbledhjes së Qeverisë se ky projektligj është në kundërshtim me linjën buxhetore, pasi që projektligji parasheh edhe benificionet shtesë si atë të shëndetësisë sekondare dhe parciale, pra shërbime shëndetësore falas , duket se ka ndikuar tek vendimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar i cili të martën ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të tërhiqet ky projektligj.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut, thonë se janë të shqetësuar për këtë kërkesë të FMN-së.
RrahmanJasharaj, ka thënë për Arbresh.info, se deklarata e FMN-së, ka ardhur pas deklaratës dhe votës kundër të Ministrit BedriHamza.
“Përfaqësuesit i FMN-sëjanë bazuar nga reagimet dhe fjalët e Ministrit Hamza, sepse vetëm ky ka reaguar dhe ka kundërshtuar këtë projektligj pa të drejtë, dhe nesot do të nisim njëkërkesë për takim mëPërfaqësuesin e FMN-së nëmënyrë qët’jashpjegojmë se kjo nuk është e vërtetë dhe t’iqartësojmë situatën e jo të këtë informata të dyanshme”, ka thënë Jasharaj.
Tutje ai ka shtuar se do të kërkojë një takim me përfaqësuesit e FMN-së, në mënyrë që të ju tregojnë se ky projektligj nuk e cenon buxhetin e Kosovës, pasi që pagesa për një vit për mësimdhënëset e këtij viti i kushtuan buxhetit të Kosovës rreth 6 milionë euro jo më shumë.
“Ne mendojmë se vetëm fakti se ministri është paraqitur me shifra tëmëdha me siguri kanëkrijuar huti të opinioni ndërsa se vërtetaështë se shifrat nuk janë ashtu si i ka paraqitur zotëriHamza, pasi shifra ështëshumë më e ulët për këtëligj. Po them me plot përgjegjësi se shuma maksimale për vitin e ardhshëmështë 6 milion euro dhe jo më shumë dhe kjo nuk e rrezikon buxhetin e Kosovës. as stabilitetin buxhetor të saj.Në takimin mepërfaqësuesin e FMN-së, do t’i ofrojmë argumente që i ka dhënë vetë ministria e financave dhe ministritë e tjera që kanë punuar së bashku për këtëligj dhe me siguri do të ndryshojëedhe opinioni”.
Jasharaj thotë së presin deputetët e parlamentit mos të ndikohen nga kjo situatë e krijuar dhe të miratojnë këtë projektligj.
“Ne jemi të sigurt se Qeveria e ka bërëpunën e saj nërespekt tëpunëtorëve të viteve të 90-të dhe ne jemi taku edhe me shefat e grupeve parlamentare dhe ta kanë shprehur pëlqimin për këtëprojektligj, pasi kanërespekt për të gjithë ata punëtor që kanëkontribut gjatë këtyre viteve.Ne presim që ky ligje të shkoj tashmë në kuvend dhe të miratohet.Në bazë të informacioneve jo zyrtare ky projektligj pas dy muajve të shkoj në kuvend pasi tash është tekë komisioni përkatës dhe të miratohet nëmënyre që këtëvite të hyjë në fuqi”.
Kryetari i SBASHK-ut, thotë se e kanë pritur këtë reagim nga MinistriHamza, pasi që edheështë në kundërshtim me linjën buxhetore në takime me ta e ka shprehur këtë qëndrim kundër.
Ndërsa shtonë se në rast se ka pengesa për të funksionalizuar këtë projektligj, atëherë ata do të ndërmarrin masa madje edhe më radikale siç janë grevat, pasi qëJasharaj thotë se janëbetuar ndaj kolegëvetë viteve të 90-të se ky projektligj do të realizohet.
Edhe përkundër kërkesave dhe përpjekjeve për të marrë një përgjigjej nga Ministria e Financave, kontakti me ta ka qenë i pamundur.
Ndërsa në Qeverinë e vendit, janë arsyetuar se gjendën jashtë vendit.
Kujtojmë se në bazën e të dhënave të SBASHK-ut, aktualisht janë rreth 9300 mësimdhënës tëviteve 90-të, tëcilëtpresin ta gëzojnë këtë projektligj./V.Selimi/Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...