Google ADS

Vuçiq: Serbia do të pres tre muaj e gjysmë për Asociacionin

07:16 | 19 Prill 2018
Arbresh.info

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia do të pres tre muaj e gjysmë për formimin e Asociacionit.

Vuçiq ka bërë të ditur për RTS se nesër do të bisedojë me përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherinin ku temë kryesore do të jenë bisedimet Beograd-Prishtinë.

“Kryesisht do të flasim për marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe 10 për qind çështje tjera. Kjo marrëdhënie është pengesa më e madhe për rrugën evropiane”, është shprehur presidenti serb,transmeton lajmi.net.

Vuçiq nuk shpreson se marrëveshja për Asociacion do të gjej zbatim.

“Serbia do të pres tre muaj e gjysmë për AKS-në, por po ju them tani nuk do presim më gjatë. Ne nuk flasim me shqiptarët por me vendet që e krijuan një Kosovë të pavarur, amerikanët, Mbretërinë e Bashkuar..I kemi duart e lidhura, qëllimi dhe interesi ynë është që të ruajmë sigurinë”

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme