Jeni në pritje të ditës më të rëndësishme të jetës suaj, ditës së dasmës? Atëherë ne ju themi që, përveç planeve të shumta që po thurni në mendjen tuaj, për ta organizuar atë sa më bukur, nuk duhet të neglizhoni edhe ato që kanë të bëjnë me besimet e trashëguara prej dekadash.
Për supersticiozët, ekzistojnë disa veprime, të cilat nëse i bëjnë do t’u sjellin fat dhe nëse jo, do t’u sjellin ters. Të gjitha këto ne i sjellim nëpërmjet këtij artikulli, i cili nuk duhet t’ju shpëtojë pa e lexuar…
“Të premteve dhe të martave nuk bëhen dasma dhe nuk udhëtohet”, këtë na e tregon tradita popullore. Dita e dasmës dhe martesa në kompleksin e tyre nuk janë një gjë e thjeshtë.
Përtej angazhimeve të ndryshme (kisha, restoranti, udhëtimi i muajit të mjaltit, lista e dasmës, dhuratat, fustanet, praktikat e kërcimit etj.), kush është supersticioze është “e detyruar” të plotësojë disa besime, në mënyrë që të keni “një jetë të lumtur së bashku”.
Biseda të tilla i keni dëgjuar ndoshta edhe më parë, për shembull nga gjyshet tuaja, të cilat i kanë me shumë merak “rregullat” dhe duan që ju t’i plotësoni ato medoemos! Fundja asgjë nuk do t’ju kushtojë nëse ndiqni disa prej besëtytnive që ekzistojnë prej dekadash, apo jo! Por cilat janë pra këto veprime që mund t’ju sjellin fat dhe në të kundërt disa të tjera që mund t’ju sjellin ters? Ne po ju sjellim të renditura disa prej tyre:
Gjërat që sjellin fat
– Të veshësh një gjë të re: kjo gjë simbolizon nisjen e një jete të re. Kështu ju mund të zgjidhni të blini një komplet intim të ri, ndërkaq në konsideratë merrni edhe vetë fustanin e nusërisë.
– Të veshësh një gjë të vjetër: nusja duhet të mbajë me vete një objekt të së kaluarës për të mos harruar rëndësinë e asaj që ka kaluar dhe jetës së re, si p.sh. një karficë apo bizhuteri.
– Të veshësh një gjë të marrë borxh: ky veprim simbolizon dashurinë dhe afrimitetin me personat që na rrinë pranë. Objekti që do të merrni borxh duhet të jetë i të afërmve tuaj, apo i miqve më të ngushtë.
– Të veshësh diçka të dhuruar: kjo gjë vlen për të treguar dashurinë e personave më të dashur, që do të jenë gjithnjë të pranishëm në jetën tuaj.
– Të veshësh diçka blu: kjo është një ngjyrë që simbolizon sinqeritetin dhe pastërtinë nga ana e nuses. Ky rit është shumë antik qysh kur nusja vishej e gjitha me blu. Në ditët e sotme traditë është bërë llastiku i çorapeve i dekoruar me një fjongo blu.
Gjërat që sjellin ters
– Pasqyra: nusja nuk duhet të shikohet në pasqyrë me fustanin e bardhë ditën kur do të martohet. Nëse ajo dëshiron vërtet ta bëjë këtë, duhet që më parë të heqë një këpucë, një vath ose një dorashkë, nëse kjo e fundit është pjesë e fustanit.
– Unazat e martesës: nuk duhet të blihen në të njëjtin moment me unazën e fejesës. Mund të sjellë ters, pasi ndodh që çiftet të mos përfundojnë në martesë.
– Unaza rreth: mos e vendosni atë asnjë ditë më përpara dasmës, sepse edhe në këtë rast martesa nuk mund të bëhet me personin që keni zgjedhur të kaloni jetën.
– Fustani: nusja nuk duhet t’i tregojë në asnjë mënyrë fustanin dhëndrit para ditës së dasmës. Në këtë rast thuhet se prishja e martesës është e sigurt.
– Perlat: mos i vendosni asnjëherë për martesë nëse janë dhuratë, kjo gjë interpretohet sikur sjell lot.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation