Presidenti i SHBA Donald Trump konfirmoi të mërkurën se drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, ka patur një takim sekret në Phenian me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
“Takimi shkoi shumë mirë dhe u krijua një marrëdhënie e mirë,” tha zoti Trump në Twitter. “Hollësitë e Samitit janë duke u përpunuar. Çnuklearizimi do të jetë një gjë e mirë për botën, por edhe për Korenë e Veriut!” shkruante ai.
Presidenti Trump tha dje se Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut “kanë patur bisedime në nivelin më të lartë” por pa dhënë hollësi.
Gazeta Washington Post, e cila e njoftoi e para takimin mes zotit Pompeo dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, tha se shefi i CIA-s ishte në Phenian gjatë fundjavës së Pashkëve, pak pasi ishte emëruar për postin e Sekretarit të Shtetit.
Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders, tha se Presidenti Trump dhe udhëheqësi koreanoverior nuk kanë folur drejtpërdrejt me njëri-tjetrin.
Zoti Trump ka në plan të takohet me Kim Jong Unin në fillim të qershorit, me synimin që Koreja e Veriut t’i japë fund programit të saj të armëve bërthamore, që përbën një kërcënim në rritje për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në rajon./VoA/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...