Ka dhënë dorëheqjen në mënyrë krejt të papritur drejtori i Spitalit Rajonal Durrës.
Alban Ramohitaj, njëkohësisht dhe kryetar i Këshillit Bashkiak të Durrësit, mësohet se ka dhënë dorëheqjen të mërkurën, duke shkaktuar mjaft habi pasi njihet për mbështetjen që gëzon në Partinë Socialiste dhe kryesisht nga kryetari de facto i kësaj force politike në Durrës, Vangjush Dako.
Ky largim nga detyra nuk është argumentuar ende prej tij, ndërsa vjen vetëm pak ditë pas vizitës që ministrja Ogerta Manastirliu bëri në Spitalin e Durrësit, ku deklaroi nisjen e disa investimeve të rëndësishme në këtë spital dhe spitale të tjera rajonale në vend.
Më shumë se dorëheqje duket një vendim i detyruar, ndërkohë që Ramohitaj ishte fituesi i konkursit të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë për spitalin e Durrësit.
Pas këtij largimi të papritur pritet që vendin e mbetur bosh ta plotësojë kandidati që zuri vendin e dytë në konkursin për drejtues, mjekja Nadire Kërtusha Jani, që aktualisht mban detyrën e shefes së repartit infektiv në këtë spital./TCH
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...