Një video e publikuar nga Departamenti i Policisë i Hurst, SHBA, ka kapur momentin kur një shtëpi shpërthen – dhe e “godet” një oficer i cili përpiqet për jetën e tij.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë momentin kur një veturë u përplas për një shtëpi më 7 prill, duke prerë linjën e gazit.
Kjo e lejoi gazin për t’u shpërndarë brenda para shpërthimit.
Sipas mediave, policia shpëtuan një burrë, grua dhe një djalë të rritur nga shtëpia.
Ata duhej ta nxirrnin gruan nga poshtë rrënojat, e cila thuhet se pësoi lëndime të rënda.
Sipas mediave, nga ky aksident, nga pesë të lënduarit – përfshirë edhe dy policë – tre prej tyre janë dërguar për trajtim në spital. /Telegrafi/
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...