Nesër para Kuvendit të Maqedonisë sërish protesta për rastin e vrasjes së Almirit

23:10 | 18 Prill 2018
Arbresh.info

Nesër para Kuvendit të Maqedonisë këshilli organizativ “Drejtësi për Almirin” ka paralajmëruar sërish protesta për rastin e vrasjes së Almirit.

Në njoftimin e këtij grupi në Facebook, thuhet se do të përshëndesin Federica Mogherinin dhe Johannes Hahn dhe do t’i rikujtojnë se drejtësia në Maqedonia ka vdekur, njofton telegrafi Maqedoni.

“Të enjten, më 19 prill, do të tubohemi para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ta përshëndesim Mogherini dhe Hahn, dhe t’i përkujtojmë se drejtësia në Maqedoni ka vdekur. Për kohën e tubimit do të ketë informata plotësuese”, thuhet në thirrjen për protestë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme