AC Milani ka ndarë pikët edhe në ndeshjen e sotme (e mërkurë) kundër Torinos.
Gjiganti italian ka barazuar edhe në takimin e zhvilluar mbrëmjen e sotme në kuadër të xhiros së 33-të në Serie A kundër Torinos në Olimpico Grande, shkruan portali arbresh.info.
Pas penaltisë së humbur nga Andrea Belotti në minutën e 4′, skuadra e Gennaro Gattusos siguroi epërsinë përmes Giacomo Bonaventuras ende pa u bërë dhjetë minuta lojë. Anësori realizoi supergol nga distanca duke i siguruar avantazhin skuadrës së tij.
Mysafirët arritën të udhëheqin në Olimpico Grande të Tornios deri në minutën e 70′ të ndeshjes, kuyr Lorenzo De Silvestri realizoi me kokë për 1 me 1 duke barazuar shifrat.
Kjo ishte ndeshja e pestë pa fitore (katër barazime, një humbje) e Kuqezinjve në Serie A.
AC Milani tani ka 54 pikë, 10 larg nga zona e Ligës së Kampionëve, ndërsa Torino gjendet në pozitën e dhjetë me 47 pikë./arbresh.info/
Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Prishtinë, lë...
Prizreni shënon fitoren e radhës, mposht Boran
Nesër mbahet ceremonia e hapjes së edicionit të 10-të të Shk...
Lufta Rusi-Ukrainë, Tusk: Zgjedhjet në SHBA, vendimtare për ...
”Të hajnë banorët”, Santiana flet mbi sfidat në Big Brother ...
Eurodeputeti holandez: Askush nga Serbia nuk u dënua për sul...