Ky është një het-trik nga prodhuesi amerikan Ford
Për vitin e tretë me radhë, Ford Mustang merr kurorën si vetura sportive më e shitur në botë, transmeton Telegrafi.
Prodhuesi ka dërguar 125,809 Mustang në shtëpi të klientëve, që jetojnë në 146 shtete të ndryshme. Sipas statistikave, rreth 80 mijë janë shpërndarë në Shtete e Bashkuara, teksa të tjerat janë eksportuar në Evropë dhe Azi.
“Bota po bie në dashuri me Mustang, që ka disajnin dhe përformancën amerikane”, ka thënë Erich Merkle, që është analist i shitjeve në Ford.
Kjo veturë është shumë e përhapur edhe në tregun e Kinës, ku gjatë vitit të kaluar janë shitur 7,125 njësi. Në përgjithësi, blerësit janë të interesuar për Mustang GT me 5.0-litra V8, se sa për EcoBooster me 2.3-litra dhe katër cilindra.
Derisa shumica e blerësve deri më tani ishin meshkuj, gjatë pesë viteve të kaluara numri i femrave që e kërkojnë këtë veturë është rritur për dhjetë për qind.
Prej se hyri në tregun botëror gjatë vitit 2015, deri më tani janë shitur 418 mijë Mustangë. Meqenëse çmimi i Mustangut të vitit 2018, fillon me 26 mijë dollarë, pritet që shitjet të jenë edhe më të shpeshta. /Telegrafi/
Çeku: Mbrëmë u mbrojt shteti i Kosovës, racizmi nuk ka vend ...
“Arrestimi i personit të gabuar-veprim i kundërligjshëm arbi...
FFK: Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, sulm ndaj v...
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e...
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare