Google ADS

Ivanov në takim me Mogherinin, kërkon datë konkrete për nisjen e bisedimeve me BE-në

20:47 | 18 Prill 2018
Arbresh.info

Presidenti Gjorge Ivanov sot ka realizuar takim me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Federica Mogherini, nga e cila mori raportin e fundit për përparimin e shtetit që u publikua nga Komisioni Evropian.

Nga kabineti i Ivanovit thonë se në takim është biseduar për situatën aktuale politike në vend, për procesin e eurointegrimeve, si dhe për rreziqet me të cilat ballafaqohet rajoni dhe Bashkimi Evropian, përcjell telegrafi maqedoni.

“Ivanov ka përshëndetur rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Maqedoninë, duke shtuar se zhbllokimi i procesit integrues, me caktimin e datës për fillimin e bisedimeve, do të ndikojë pozitivisht në procesin reformues dhe në gjithë gjendjen politike në Maqedoni”, thonë nga kabineti.

Presidenti në takim me Mogherinin ka thënë se rekomandimi pozitiv për nisjen e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë, ka ndikim pozitiv në kredibilitetin dhe perspektivën e BE-së në gjithë rajonin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme