Google ADS

Zyrtare: El Clasico zhvillohet më 6 maj nga ora 20:45

20:54 | 18 Prill 2018
Arbresh Info

Edhe pse data e El Clasicos ishte bërë e ditur nga Javier Tebas muaj më parë, kjo sapo është konfirmuar mbrëmjen e sotme nga La Liga përmes rrjeteve sociale.

Data dhe ora e fillimit të El Clasicos së dytë për sezonin 2017/18 tani është konfirmuar zyrtarisht, transmeton portali arbresh.info.

Java e 36 vë përball Barcelonën dhe Real Madridin në Camp Nou dhe ndeshja ndërmjet tyre do të zhvillohet më 6 maj e diele duke filluar nga ora 20:45.

La Liga ka konfirmuar këtë përmes llogarive në rrjete sociale.

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas kishte zbuluar për ‘El Larguero’ më 27 shkurt se ndeshja do të zhvillohet në atë datë, por konfirmimi nuk ishte bërë deri sot (e martë)./arbresh.info/

https://twitter.com/LaLigaEN/status/986667727870930954

Të ngjashme