Thartira e limonit është e mirë, jo vetëm për eliminimin e striave, por edhe për eliminimin e vrajave dhe akneve.
Ky artikull shtëpiak do t’ju ndihmojë të eliminoni edhe gjurmët e zgjerimit të lëkurës suaj.
E gjitha që ju nevojitet janë tupferët për heqjen e grimit dhe limoni, transmeton Telegrafi.
Veprimet:
1. Lëreni limonin një kohë në frigorifer.
2. Kur ta nxirrni, priteni përgjysmë.
3. Shtrydheni të dy gjysmat dhe lëngun e tij qiteni në një enë.
4. Njomeni fashën në atë lëng dhe përdoreni për masazh të zonës problematike me stria. Është shumë me rëndësi të bëni lëvizje rrethore, sepse në atë mënyrë më së miri do të nxisni qarkullimin e gjakut dhe depërtimin e lëngut të limonit në lëkurë.
5. Lëreni të veprojë 10-15 minuta.
6. Pastaj, lajeni me mjaft ujë të vakët.
7. Thajeni lëkurën dhe pastaj qitni kremin për lëkurë, të cilin zakonisht e përdorni.
8. Thartira e limonit është e mirë, jo vetëm për eliminimin e striave, por edhe për eliminimin e vrajave dhe akneve. /Telegrafi/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend