Google ADS

7 vjet burgim për pedofilin që dhunoi një 13-vjeçe nga Ferizaj

16:16 | 18 Prill 2018
Arbresh.info

Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për të Mitur, sot 18 prill 2018, shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit B.S., i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet, nga neni 235, paragrafi 2, nënparagrafi 2.3, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Kadrije Goga – Lubishtani, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor fillestar, administrimit të të gjitha provave, pranimit të fajësisë nga ana e të pandehurit B.S., për veprën penale keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet nga neni 235, paragrafi 2, nënparagrafi 2.3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej shtatë (7) vjet.

I pandehuri akuzohet se në muajin janar 2018, në Ferizaj, ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën fëmijë të moshës trembëdhjetë (13) vjeçare.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej (pesëmbëdhjetë) 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme