Sot, në vendin e rënies në bjeshkët e fshatit Zatriq dhe tek varret e dëshmorëve në fshatin Ratkoc të Komunës së Rahovecit, në 19-të vjetorin e rënies u përkujtuan dëshmorët Visar Hoti dhe Safet Latifi nga fshati Ratkoc.
I pranishëm në homazhe ishte edhe Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me bashkëpunëtor, familjar, bashkëluftëtar të dëshmorëve dhe qytetar të shumtë.
Në fjalimin e mbajtur para të pranishmëve që ishin në homazhe, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i cili ka thënë se këtë përvjetor po e mbajmë edhe me një dhimbje më shumë. Jemi mësuar që në mesin tonë të kemi nënat dhe baballarët e dëshmorëve dhe në sytë e tyre të shohim krenarinë që i karakterizon. Kësaj radhe na mungon nëna Zymryte e dëshmorit Safet Latifi. Ajo u nda nga ne para pak ditësh, por do ta mbajmë mend si grua që me dhimbje në zemër qëndronte krenare para varreve e përmendoreve të dëshmorëve.
“Rëniet e bijve më të mirë në fushat e betejave, asnjëherë nuk e kanë topitur tehun e rezistencës së popullit shqiptar për liri. Ndodhte kështu sepse robëria ishte e rëndë dhe populli ynë nuk kishte çka të humbte tjetër, pos vetë robërisë. Prandaj, bijtë e bijat më të zgjedhur i kanë dalë përballë së keqes për të frymuar lirshëm brezat e ardhshëm. Edhe Visari e Safeti ishin të vetëdijshëm se rrugë më të sigurt për të arritur lirinë nuk kishte. Çdo formë tjetër ishte e pafrytshme, prandaj lanë anash librat e rininë e tyre dhe hynë në rreshtat e parë të ilegales atdhetare e të luftëtarëve të paepur çlirimtarë” ka thënë ndër të tjera në fjalimin e tij Kryetari Latifi./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...