Ministria e Punëve të Jashtme mirëpret publikimin e Raportit mbi Kosovën nga ana e Komisionit Evropian.
MPJ vlerëson se ky raport është real dhe konstruktiv, nëpërmjet të cilit prezantohen të arriturat, sfidat dhe mbi të gjitha puna e madhe që e pret Kosovën deri në anëtarësim të plotë dhe të barabartë brenda Bashkimit Evropian.
MPJ konsideron si tejet të rëndësishëm faktin se Komisioni ka vlerësuar pozitivisht, në veçanti progresin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe ratifikimin e Marrëveshjes për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi, dy kritere këto të fundit të përmbushura nga ana e Institucioneve të Republikës së Kosovës, që pritet t’i hapin rrugë përshpejtimit të procesit të Liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Theksimi i të arriturave të tjera, duke përfshirë, por mos u kufizuar në fushën e zhvillimit ekonomik, Reformën e Administratës Publike, përpjekjet për normalizim të marrëdhënieve dhe rifillim të dialogut me Serbinë janë inkurajuese për shtimin dhe rigjallërimin e përpjekjeve edhe më të mëdha në këtë drejtim.
MPJ i merr parasysh edhe sfidat e paraqitura në këtë raport, duke shprehur zotimin se ato mbeten si udhërrëfyes për Institucionet vendore në vazhdimin e rrugës tonë të palëkundur dhe të vendosur drejt integrimeve evropiane.
MPJ do të angazhohet fuqishëm dhe përkushtohet plotësisht, që në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me institucionet e tjera të linjës të jap kontributin e saj në tejkalimin e sfidave të adresuara dhe përshpejtimin e rrugës së Kosovës drejt anëtarësimit të plotë dhe të barabartë brenda familjes së gjerë evropiane.
MPJ po ashtu uron Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë për marrjen e rekomandimit për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, duke e vlerësuar si një mesazh jashtëzakonisht të rëndësishëm si për arritjet e dy shteteve, ashtu edhe për forcimin e bindjes dhe rritjen e besimit për vazhdimin e procesit të anëtarësimit të plotë dhe të barabartë të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor./arbresh.info/
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...