Google ADS

VV tërheq kërkesën për debat lidhur me të gjeturat e Komisionit shtetëror për Demarkacionin

12:11 | 18 Prill 2018
Arbresh.info

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shtyrë për një seancë tjetër debatin parlamentar, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me të gjeturat e raportit të Komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror.

Debati u shty me kërkesë të propozuesit të këtij debati, Glak Konjufca në mungesë të kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Kryeministri sërish nuk është këtu dhe ky debat nuk do të mund të mbahet pa kryeministrin”, tha shefi i Grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca.

Ai tha se nevojitet një Komision hetimor parlamentar për demarkacionin, edhe pse sipas tij, tashmë lënda për demarkacionin ka kaluar në Gjykatën Kushtetuese.

Kryesuesi i Kuvendit, Xhavit Haliti tha se ky debat mund të futet sërish në rend dite në ndonjë seancë tjetër. /arbresh.info/

Të ngjashme