VIDEO – Kolaps ekonomik në Serbi, mbi 2 mijë kompani në falimentim, 70,000 punëtorë mbesin papunë

10:38 | 18 Prill 2018
Arbresh.info

Pas IMT ishte blerë nga indianët, deri në mes të majit, një tjetër nga 55 kompanitë janë duke u falimentuar përmes ofertave publike. Midis tyre ka ish-gjigantë. Nga falimentimi i këtyre 2.068 kompanive pritet të mbesin pa punë rreth 70,000 punëtorë në Serbi.

Qeveria pretendon se kanë një plan për procedura më efikase të falimentimit, raporton arbresh.info.

Fabrika e cila pritet të mbyllet kwto ditë wshtw “Magnochrome”, e cila për shkak të mbingarkesës së borxhit ka hyrë në falimentim dy vjet më parë. “Kjo që po ndodh është shumë dëshpëruese, por të mbështetemi në ardhjen e një pronari të ri “, thotë Vladan Krstiq, një inxhinier në “Magnohrom”.

Zoran Nakalovic, gjithashtu është një punëtor i Magnohrom, sugjeron që kjo kompani ka çdo mundësi për të vazhduar punën e saj. Në Serbi, 2.068 ndërmarrje janë aktualisht në falimentim. Këtë vit, janë iniciuar 17 procedura të reja, të dhënat e Agjencisë për Licencimin e Administratorëve të Bankrotimit.

Falimentimet zakonisht zgjasin tre vjet, por disa kompani kanë qenë në atë status për më shumë se dy dekada. Problemi më i madh, por jo i vetmi, janë kompanitë që kanë hyrë në procesin e ristrukturimit 15 vjet më parë.

Nuk ka statistika të sakta, por supozohet se rreth 70,000 punëtorë, kompanitë e të cilave përfundojnë në falimentim kërkojnë pothuajse 25 miliardë dinarë nga shteti./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme