100 vjetët e bukurisë koreane (Video)

16:04 | 18 Mars 2015
Arbresh.info

Është publikuar episodi i katërt i serisë “100 vjetët e bukurisë” dhe kësaj radhe është shfaqur bukuria dhe trendet e dy Koreve.

Në episodin një minutësh shfaqet bukuria koreane gjatë 100 vjetëve të fundit kurse në episodet e kaluara është shfaqur bukuria afrikane, amerikane dhe iraniane.

Video shfaqë transformimin e bukurisë koreane nga viti 1910 e deri në vitin 2010.

Nga viti 1910 deri në vitin 1950 video nuk është e ndarë pasi deri në këtë periudhë ekzistonte vetëm një Kore, ndërsa pas viteve ’50 vërehet ndarja e videos në dy pjesë si Koreja Jugore dhe ajo Veriore./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme