Forcat ajrore turke eliminojnë 29 militantë të PKK-së

08:53 | 18 Prill 2018
Arbresh.info

Forcat Ajrore Turke kanë eliminuar 29 militantë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilët ishin në listën e më të kërkuarve pesë vitet e fundit, raportojnë mediat turke.

Të gjithë të dyshuarit u eliminuan në malet Amanos në provincën Hatay të Turqisë, transmeton portali arbresh.info.

Militantët e eliminuar janë përfshirë në shpërthimin e konvojeve ushtarake të Forcave Ajrore Turke.

Konfliktet mes Turqisë dhe PKK-së, që kërkon krijimin e një shteti të pavarur kurd ka vazhduar më shumë se 30 vite dhe ka marrë jetët e më shumë se 40 mijë personave.

OKB dhe Bashkimi Evropian e listojnë PKK-në si organizatë terroriste./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme